Drejtori sportiv i Man City: S’kemi shanse ta blejmë Messin

PUBLIKUAR

Edhe pse Manchester City ka fuqi financiare për të shpenzuar miliona euro për blerjen e një lojtari të vetëm, drejtori sportiv i klubit, Ferran Soriano, ka insistuar se transferimi i yllit të Barcelonës, Lionel Messit, as që vjen në konsideratë.

Spanjolli ishte zv.president financiar i Barcelonës nga viti 2003 deri më 2008 dhe e njeh Messin shumë mirë. Ai ka shtuar se 30-vjeçarit argjentinas është duke i pëlqyer jeta në kryeqytetin katalan, transmeton Express.

“Nuk kemi shanse për ta blerë Messin”, ka thënë ai në një intervistë me disa mediume në Buenos Aires të Argjentinës.

“E njoh atë dhe familjen e tij shumë mirë dhe e di se janë shumë mirë në Barcelonë, i cili është vendi ku ai duhet të jetë. Ne do ta rrugëtimin pa të, gjë që do të jetë e vështirë sepse ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit. Ai ka ndryshuar çdo gjë, është gjeni”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...