Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se lufta paqësore e Ibrahim Rugovës nuk jepte rezultate.
Ish shefi i shërbimit informativ të Kosovës tha se Serbia nuk pranonte bisedime paqësore dhe se kjo ka sjellë rezistencën ushtarake, transmeton Telegrafi.
“Ibrahim Rugova ka bërë një formë të rezistimit. Por, dihet se kjo nuk funksiononte pasi që Serbia nuk pranonte paqësoren. Shembull ishte Kroacia dhe Bosnja, ku Arkani dhe kriminelët serbë – pasi bënin masakra – vinin e bënin xhiro në Kosovë. Kjo ka qenë arsyeja pse filluan luftën”, ka thënë Kadri Veseli në Klan Kosova. /Telegrafi/


