Coutinho: Do të ishte fantastike sikur Neymar të kthehej në Barcelonë

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho ka thënë se do të ishte fantastike sikur Neymar të kthehej në Barcelonë, midis spekulimeve për një kthim të mundshëm të brazilianit në “Camp Nou”.

Neymar e braktisi Barcelonën për Paris Saint-Germainin gushtin e vitit të kaluar, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në botë pasi klauzola e tij në vlerë 222 milionë euro u aktivizua nga gjiganti francez, transmeton Express.

Megjithatë, 26-vjeçari – i cili është duke u riaftësuar nga lëndimi në shputën e këmbës – kohëve të fundit është duke u lidhur me një kalim sensacional te kampioni aktual evropian dhe spanjoll Real Madrid, ndërsa thashethemet për kthimin e tij në Barçë veçse kanë nisur.

“Edhe unë mendoj njëjtë si Rakitic, do të doja t’i kisha lojtarët më të mirë këtu dhe Neymar është njëri prej tyre”, ka thënë braziliani Coutinho, i cili u transferua nga Liverpooli në janar.

“Unë luaj përkrah tij në ekipin kombëtar të Brazilit dhe ju them se është privilegj. Do të ishte fantastike sikur të kthehej ai”, shtoi Coutinho. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...