Maurizio Sarri nuk e ka përmbajtur dot veten pas barazimit me Interin, ku ka fyer gazetaren gjatë intervistës
Në konferencën për media pas ndeshjes me Interin, trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka reaguar sumë keq ndaj një gazetareje.
“E teproj nëse them se këtë mbrëmje çështja e titullit është kompromentuar?”, pyeti gazetarja sportive.
“Je grua, je bukuroshe, e për këto dy motive nuk do të të thosha ik pirdhu”, i është përgjigjur Sarri.
Ai më vonë ka kërkuar falje për fjalorin e tij, por, pavarësisht kësaj, Sarri ka marrë kritika të mëdha nga gazetarët dhe komuniteti i sportit në Itali për përçmimin ndaj mediave dhe ndaj femrave. /Express/


