Man United ofron Darmianin për Sandron

PUBLIKUAR

Mourinho është i gatshëm të heqë dorë nga Darmiani për Sandron.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Manchester United është duke u përgatit që të bëjë ofertë gjatë verës për Alex Sandron dhe është i gatshëm t’i ofrojë Juventusit edhe Matteo Darmianin si pjesë të marrëveshjes, transmeton Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” janë duke monitoruar mbrojtësin e majtë që një kohë, Mourinho e do për të konkurruar me Luke Shaw.

Raportohet se drejtuesit e Unitedit do të takohen gjatë verës me ata të “Zonjës së Vjetër” për të diskutuar për çmimin e kërkuar 70 milionë funte.

Lojtari mund të joshet nga oferta e klubit nga “Old Trafford”, pasi i ofron dyfishin e pagës që merr në Itali. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...