Arifi, Gënjeshtra të Inicuar, për të dëmtuar Imazhin e Liges Madrid

PUBLIKUAR

Themeluesi i liges së futbollit të vogël “Liga Madrid” Albert Arifi, ka quajtur Genjeshtra ato te cilat ka shkruar Lajmi.net dhe GazetaOlle,  duke thënë se gënjeshter e Inicuar nga një Lige tjeter në qëllim për të dëmtuar Imazhin e Liges Madrid

“Pas disa lajemeve të postuara mbi Ligen Madrid në degën e saj në Gjakovë kinse një Lojtarë ka hyrë në Stadium me Pistoletë , kam vendosur të dal me një deklaratë personale mbi Ligen Madrid dhe të iu tregoj të gjitheve se ky Lajm është i shpifur nga Disa Portale të shitura si Lajmi.net dhe GazetaOlle , Gënjeshter e Inicuar nga një Lige tjeter në qëllim për të dëmtuar Imazhin e Liges Madrid , madje  duke shkruajtur se kanë dashtur të kontaktojne me Kryeusesit e Liges një Gënjeshter e paster, ja ku jam unë Personalisht si Kryesues i Liges nuk kam marrë asnjë tentim kontakti në mua , nëse dëshirojnë të më kontaktoj ja ku jam , të hënen do të fillojmë me Denoncimin mbi Lajmin e shpifur mbi keto dy Portaleve të shitura që shiten për vetem pak para , madje madje disa herë i kemi shkruajtur në Inbox mirpo as edhe një  fjale të vetme nuk janë pergjigjur !!”, shkruarn Arifi, themelues i “Liga Madrid”

Ndërsa GazetaOlle shkruan:

“Sandal në një ligë të futbollit të vogël në qytetin e Gjakovës. Siç mëson Gazetaolle.com, në “Ligën Madrid” ka ndodhur një incident totalisht i papritur, kur njëri prej futbollistëve pjesëmarrës e ka nxjerrë pistoletën dhe është futur në fushë me të.

Motivet e një veprimi të tillë ende nuk janë mësuar, derisa për ta qetësuar situatën është dashur të bëhet intervenimi i futbollistëve tjerë.

Gazeta Olle ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e kësaj lige, por një gjë e tillë ishte e pamundur. “Liga Madrid” është ligë që organizohet në disa qytete të Kosovës, derisa ky ishte incidenti i parë i përmasave të tilla. /Gazeta Olle”,/ LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...