PSG-ja nuk ia ka idenë çfarë ka në plan të bëjë Neymari

PUBLIKUAR

Ashtu si verën e kaluar, edhe verën që po vjen Neymari pritet të jetë në qendër të vëmendjes. Duket pak e besueshme, por lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit mund të ndërrojë skuadër pas vetëm një vit qëndrimi në Francë.

Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, Paris Saint-Germaini nuk ia ka idenë çfarë ka në plan të bëjë Neymari gjatë verës dhe se çfarë po zihet në kokën e brazilianit, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi brazilian u transferua në Francë për një shumë rekord, 222 milionë euro në vitin 2017 dhe mund të largohet nga “Pars des Prines” verën e vitit 2018.

Ai ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi, por edhe Manchester Unitedi interesohet për brazilianin, për të cilin as PSG-ja nuk ia ka idenë se çfarë do të bëjë.

Neymari aktualisht gjendet në Brazil ku po vazhdon me procesin e rikuperimit, pas operacionit në kyçin e këmbës së djathtë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...