Santon edhe zyrtarisht lojtar i Interit

PUBLIKUAR

Inter-Wolfsburg ishte një ndeshje e veçantë për mbrojtësin italian Davide Santon.

Me prezencën e tij në fushë si titullarë u aktivizua klauzola që e bën mbrojtësin italian plotësisht një lojtar të Interit duke qenë se ai u afrua në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
Agjenti i 24-vjeçarit pohoi se tashmë gjithçka është konfirmuar dhe Interi do të paguajë 3.7 milion Euro në arkën e Newcastle për kartonin e djaloshit teksa shtoi që i vjen keq që ky operacion zyrtarizohet më një humbje përballë tifozëve.
“Tani është e kryer gjithçka dhe Santon është lojtar i Interit. Klauzola ka qenë kjo dhe Interi do t’ia paguaj paratë Newcastles për transferimin e përhershëm të Santonit. Lojtari do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare”, tha agjenti i lojtarit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...