Caktohet data për ndeshjet e javës së 27-të të Serisë A, përveç derbit Milan – Inter

PUBLIKUAR

Është caktuar data dhe ora për zhvillimin e gjashtë prej shtatë ndeshjeve të javës së 27-të të Serisë A, të cilat ishin shtyrë për shkak të vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astorit.

Vdekja e papritur e Astorit bëri që asnjë prej ndeshjeve të caktuar për të dielën e kaluar të zhvilloheshin, transmeton Express.

Si pasojë, gjashtë prej shtatë ndeshjeve do të zhvillohen më 3 dhe 4 prill.

Megjithatë, ende nuk është caktuar data dhe ora për derbin mes Milanit dhe Interit.

Data dhe koha për ndeshjet e javës së 27-të të Serisë A

Atalanta-Sampdoria – e martë 3 prill, 18:30

Genoa-Cagliari – e martë 3 prill, 18:30

Udinese-Fiorentina – e martë 3 prill, 18:30

Benevento-Verona – e mërkurë 4 prill, 17:00

Chievo-Sassuolo – e mërkurë 4 prill, 18:30

Torino-Crotone – e mërkurë 4 prill, 18:30

Milan-Inter – ende s’është vendosur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...