Bonucci e pranon: U frikësuam nga Arsenali

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, ka thënë se skuadra e tij u frikësua gjatë humbjes ndaj Arsenalit në shtëpi në Evropa Ligë.

Golat nga Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey i dhanë fitoren skuadrës së Arsene Wengerit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Evropa Ligës të zhvilluar të enjten mbrëma në “San Siro”, transmeton Express.

Mbrojtësi italian beson se frika tek lojtarët e rinj të Milanit ka ndikuar në këtë humbje.

“Nuk u futem me mendësinë e duhur nga fillimi”, ka thënë Bonucci për Sky Sport Italia, duke shtuar: “U frikësuam paksa meqë jemi shumë të rinj. Shpresoj se do të mësojmë nga kjo”.

Ai insiston se Milani i Gennaro Gattusos, që mbrëmë e pësoi humbjen e parë pas 13 ndeshjeve, do të përpiqet ta përmbysë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit në Londër.

“Është e vështirë por na duhet të tentojmë [në ndeshjen e kthimit]. Çdo gjë mund të ndodhë në futboll, prandaj duhet të jemi pozitiv”, shtoi ai. /Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...