Manchester United i gatshëm ta shesë Pogban

PUBLIKUAR

Manchester United është i gatshëm ta shesë Paul Pogban gjatë afatit kalimtar veror, raporton The Independent.

Gazeta britanike raporton se drejtuesit e “Djajve të kuq” do ta mbështesin Jose Mourinhon në tregun e transferimeve dhe do ta largojnë cilindo lojtar që nuk figuron në planet e portugezit, transmeton Express.

Shefi ekzekutiv i United, Ed Woodward, ka shprehur vullnet ta lerë Mourinhon të vendosë për të ardhmen e lojtarëve në skuadër dhe janë duke u ngrehur pyetje rreth blerjes rekorde Paul Pogbas.

Kjo pasi, mesfushori francez është lënë në stol kohëve të fundit, pasi Jose nuk është mjaft i kënaqur me të. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...