Vikend i ftohët

PUBLIKUAR

Dita e parë e pranverës, e shtuna, në vendin tonë do të jetë e ftohët, sikurse edhe e diela, ndërsa temperaturat gjatë natës do të bien edhe në -4C.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës e shtuna do të jetë e ftohët dhe do të shoqërohet me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2C deri -4C , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 12C deri 14C celsius.

Do të fryj erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me pak intervale kohore me diell.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do ti mbajnë vlerat e ditës së shtune kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 10C deri 12C. Do të fryj erë nga juglindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...