Mahrez njofton përmes një postimi të dyshimtë se po pensionohet nga futbolli

PUBLIKUAR

Ylli i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli përmes një postimi tepër të dyshimtë në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.

Një mesazh u publikua në faqen e verifikuar të Mahrezit në Facebook të martën vonë, duke sugjeruar se përfaqësuesi i Algjerisë po pensionohet nga futbolli, transmeton Express.

Postimit i është bashkangjitur një fotografi e Mahrezit me mbishkrimin: “Pas konsultimit të fundit me shumë doktorë, kam vendosur të qëndrojë larg futbollit. Meqë koha ime si lojtar futbolli mbaron këtu, do të doja t’i thosha disa fjalë. Dua t’i falënderoj të gjithë për përkrahjen që ma kanë dhënë në këtë qytet të jashtëzakonshëm. Gjithmonë do të jenë në zemrën time”.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë reagim nga klubi apo Kombëtarja e Mahrezit rreth këtij postimi të çuditshëm. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...