Fiorentina dhe Cagliari tërheqin fanellën me numër 13 të Astorit

PUBLIKUAR

Fioretina dhe Cagliari kanë vendosur ta tërheqin fanellën me numrin 13, për ta nderuar mbrojtësin që vdiq papritmas në gjumë.

Tashmë është zyrtare, për të nderuar dhe bërë të pavdekshëm kujtimin e Davide Astorit, i cili nda nga jeta krejt papritur për shkaqe që mbeten për t’u përcaktuar, Fiorentina dhe Cagliari, dy klubet e Serisë A ku 31-vjeçari ka kaluar pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij, kanë vendosur bashkarisht të tërheqin fanellën me 13.

Pra, asnjë lojtar i të dyja skuadrave nuk do të mund ta mbajë në të ardhmen këtë numër, që i përkiste mbrojtësit, i cili u nda para kohe nga jeta mbrëmjen e të shtunës duke u gdhirë e diela. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...