Zvicra e fut Kosovën në “listën e zezë”

PUBLIKUAR

ederata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk do të mund të organizojë më ndeshje në territorin e Zvicrës, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, pasi Federata e Zvicrës ka marrë vendim që mos t’ua lejojë Kosovës dhe disa përfaqësueseve të tjera të zhvillojnë ndeshje ndërkombëtare në territorin e saj.

Vendimin e marrë, Federata zvicerane e vlerëson të zakonshëm, por kështu nuk shihet edhe nga Federata e Kosovës, që zyrtarisht shprehet e panjoftuar për këtë.

Shefi i Departamentit për media i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Marco von Ah, i ka thënë gazetës se Zvicra nuk është e përgatitur të marrë gjoba nga FIFA në rast se ndërmjet dy përfaqësueseve jozvicerane shkaktohen incidente.

Sipas tij, Zvicra nuk dëshiron ta prishë imazhin me përfaqësuese, që pas vetes mund të sjellin edhe telashe. E, Kosova është vlerësuar si një prej këtyre përfaqësueseve.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...