Komuna e Lipjanit, shembull i zbatimit të ligjit kundër duhanit

PUBLIKUAR

Drejtoria e Inspektoriatit në Komunën e Lipjanit po vazhdon aksionin për respektimin e ligjit kundër duhanit.
Drejtori i Inspektoriatit , Imer Rrustemi tha se komuna e Lipjanit në vazhdimësi është duke punuar rreth zbatimit të ligjit të kontrollimit kundër duhanit.

“ Ne vazhdimisht jemi duke punuar rreth zbatimit të ligjit të kontrollimit kundër duhanit, mirëpo deri më tash, vështirësitë më të mëdha i kemi hasur në terren, për shkak të ankesave të bizneseve hoteliere të Lipjanit, të cilat ankohen vazhdimisht sepse vetëm Komuna e Lipjanit është duke e zbatuar këtë ligj”, ka thënë drejtori Rrustemi.

Po ashtu drejtori, Rrustemi tha se komuna e Lipjanit i ka dhënë prioritet ligjit kundër duhanit më shumë se gjitha komunat tjera, dhe për këtë është vlerësuar pozitivisht nga Inspektoriati Sanitar i Kosovës

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...