Pas 22 vitesh në krye të Arsenalit, Arsene Wenger pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga Emirates
Paraqitjet e dobëta të Arsenalit këtë edicion kanë shtyrë drejtuesit e skuadrës që të mendojnë largimin e trajnerit Arsene Wenger.
Sipas Daily Mail, tashmë ata janë në kërkim të një trajneri të ri dhe kanë vendosur për pasuesin e francezit.
Zgjedhja kryesore e tyre është trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, i cili drejton “Pancerët” që nga viti 2006.
Në rast se dështon gjermani, atëherë alternativa tjera janë edhe Leandro jardim i Monacos, Mikel Arteta dhe Carlo Ancelotti. /Express/



