Ylli i Chelseat, Eden hazard ka treguar tre futbollistët më të mirë të këtij sezoni në Premierligën angleze
Eden Hazard beson se Kevin de Bruyne, Mohamed Salah dhe Harry Kanë janë tre futbollistët më të mirë të këtij sezoni.
Por, ai beson se nga këta të tre, më i miri është De Bruyne, i cili mbron, asiston dhe shënon në ndeshje të mëdha.
“Mendoj se tre më ët mirët janë Kevin de Bruyne, Mohamed Salah dhe Harry Kane”, tha fillimisht Hazard për Sky Sports.
“Kam votuar për De Bruyne. Ai është më i miri. Kam mundur të votoi edhe për Salah, sepse kam luajtur me të dhe është shok i imi, por ai është më shumë sulmues se sa lojtar”, vazhdoi belgu.
“Kevin ka gjithçka. Ai mbrohet, kroson, asiston dhe shënon gola në ndeshje të mëdha. Për mua ai është më i miri këtë sezon. /Express/


