Bëhen 11 vjet nga trazirat e marsit në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Njëmbëdhjetë vite më parë, konkretisht më 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut.

Trazirat filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër.

Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serb, dhe se ata ishin duke ikur kur disa nga bashkatdhetarët e tyre u mbytën në lumë.

Të nesërmen pra më 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt eskaluan në dhunë. Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe, diçka e ngjashme ndodhi me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe.

Serbët hakmerren me djegien e disa xhamive jo-shqiptare në Serbi. 19 persona, prej këtyre 12 shqiptarë humbën jetën gjatë këtyre trazirave, raporton KP.

Serbët mohuan se kishin shkaktuar mbytjen e fëmijëve, edhe pse dihet se ka pasur shumë herë kërcënime nga serbët ndaj shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës që ka shumicë serbe.

UNMIK për të mos ndezur situatën nuk tregoi të vërtetën se çfarë kishte ndodhur. Serbët shfrytëzuan këtë rast për të nxirë aspiratat e politikanëve kosovar për një Kosovë të pavarur dhe multietnike.

Këto trazira zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës. Të gjithë e kuptuan se shumë pak në Kosovë mund të përmirësohej pa zgjidhjen e statusit përfundimtar.

Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan përgjithësisht ku takoi përfaqësues të të gjitha partive, komuniteteve, feve etj.. ai në tetor 2005 dorëzoi raportin e porositur.

Edhe pse Eide në këtë raport e vë gishtin në shumë gjëra që mund të përmirësohen ai konkludon se shumë gjëra janë përmirësuar në Kosovë nga viti 1999, dhe rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.

Disa ditë më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...