Zvarritet gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim në zgjedhje

PUBLIKUAR

Pesë të akuzuar për mashtrim me vota dolën sot në gjykatore për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë por shqyrtimi gjyqësor nuk u mbajt për shkak të mungesës së dy të akuzuarve.

Dy nga të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme. Gjykatësi Vehbi Kashtanjeva tha se ka prova që njëri ndër të akuzuarit, Sh. Krasniqi, nuk është ftuar me ftesë të rregullt, ndërsa i akuzuari tjetër A. Gashi nuk e ka arsyetuar mungesën e tij në seancë.

Për arsye se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës gjyqësore, gjyqtari Kashtanjeva seancën tjetër e caktoi për 25 prill.

Pesë të pandehurit akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për mashtrim me vota.

Ata akuzohen se gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës të vitit 2010 në qendrën e votimit në shkollën fillore në Janjevë të Komunës së Lipjanit, i pandehuri Sh. Krasniqi, në cilësinë e kryesuesit, dhe katër anëtarët tjerë Z. Bytyqi, F. Gashi, A.Gashi e F.Gashi, në bashkëkryerje, kanë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve, shkruan kallxo.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të pandehurit me rastin e numërimit të fletëvotimeve u kishin kanë hequr disa vota disa kandidatëve të subjekteve politike duke ua shtuar disa kandidatëve të tjerë me çka dyshohet se kanë ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në këtë qendër votimi./Kallxo.com

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...