2018-ta, starti më i mirë i Cristiano Ronaldos që kur iu bashkua Realit

PUBLIKUAR

Ronaldo e ka nisur furishëm vitin 2018, i cili ka realizuar 12 herë në vetëm dy muaj.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka bërë nisjen më të mirë në një vit kalendarik që kur iu bashkua Real Madridit në vitin 2009, duke realizuar 12 herë në dy muajt e parë në vitin 2018.

Këto dy muaj nuk janë aspak afër me formën që Ronaldo tregoi në pjesën e parë të sezonit, i cili me 9 dhjetor kundër Sevillas realizoi vetëm golin e tretë në La Liga.

Që nga pushimi dimëror, fituesi i Topit të Artë ka ndryshuar rrënjësisht dhe ka përmirësuar statistikat.

Ronaldo ka shënuar dy e më shumë gola në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në La Liga, duke përfshirë edhe het-trikun kundër Real Sociedadit. Vetëm Levante ia ka dalë që ta mbajë të qetë portugezin.

Mesatarja e portugezit është 1.33 gola për ndeshje që nga janari dhe duket se pesë herë më i miri në botë po e rigjen formën atëherë kur i duhet më së shumti Zinedine Zidanit, skuadra e të cilit po lufton vetëm për një titull, Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo numëron 28 gola në 31 paraqitje për Los Blancos këtë edicion në të gjitha garat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...