Emina Rexhiq zgjedhet Kryesuese e Kolegjiumit të Planifikimit Hapësinor

PUBLIKUAR

Me fillimin e mandatit të ri të Drejtorëve Komunal të Urbanizmit, Asociacioni i Komunave të Kosovës organizoi takimin e Kolegjiumit për Planifikim Hapësinor me qëllim informimin për rolin dhe veprimtarinë e AKK-së, aktivitetet lobuese, përfshirë adresimin e kërkesave të komunave në proceset legjislative me objektiv përmirësimin e vetëqeverisjes lokale.

Me qëllim organizimin e punës së Kolegjiumit, njëherësh është shqyrtuar dhe miratuar rregullorja e punës, si dhe plani i punës në realizmin e objektivave dhe koordinimin e aktiviteteve të Kolegjiumit gjatë shqyrtimit të projektligjeve të reja apo plotësim ndryshimit të ligjeve në fuqi e të cilave do të i kushtohet rëndësi e veçantë. Në funksion të drejtimit dhe udhëheqjes së re është bërë përzgjedhja e Kryesisë dhe e Kryesuesit të këtij Kolegjiumi. Kështu Kryesuese e Kolegjiumit të Planifikimit Hapësinor është zgjedhur znj. Emina Rexhiq – Drejtoreshë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Lipjanit kurse Zv.kryesues i këtij Kolegjiumi është zgjedhur z. Sami Zeka – Drejtor për Planifikim dhe Urbanizëm në Komunën e Mitrovicës. Ndërsa anëtarë të tjerë të Kryesisë së Kolegjiumit u zgjodhën Drejtorët e Komunave: Istog, Klinë, Ranillug, Suharekë, Prishtinë, Viti, Malishevë, Ferizaj, dhe Gjakovë.

Po ashtu si rezultat i pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit me Programin për Zhvillim Gjithëpërfshirës – UN-Habitat, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) u diskutua në mënyrë të veçantë për funksionin dhe sfidat e zhvillimit komunal në përputhje me qeverisjen e mirë urbane, paketën e nevojshme të reformës ligjore në planifikim dhe ndërtim, nevoja për të pasur trajnime intensive për ngritje kapacitetesh me këshillimin për politikat e urbanizimit si dhe shkëmbimin e përvojave nga UN-Habitat rreth planifikimit hapësinor e mjedisor në ndërtimin e qëndrueshëm për politikat e urbanizimit dhe bashkëpunimit teknik gjatë realizimit të reformave në sferat e Zhvillimit Banesor dhe Urban.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...