Trajneri i Las Palmas: Më pëlqeu gjyqtari kundër Barcelonës

PUBLIKUAR

Las Palmas përfitoi nga disa vendime kundërthënëse të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Antonio Mateu Lahoz, në barazimin 1-1 kundër Barcelonës të enjten mbrëma në La Liga.

Trajneri i Las Palmas, Paco Jemez, ka thënë se është shumë i kënaqur me referimin dhe se i ka pëlqyer gjyqtari, transmeton Express.

Duke folur pas ndeshjes, ai e lëvdoi skuadrën e vet dhe njeriun që ndau drejtësinë në fushë, transmeton Express.

“Më pëlqen Mateu, në mënyrën e tij, por më pëlqen stili i referimit të tij. Natyrisht nuk flas për referimin, as kur na favorizojnë apo janë kundër nesh”, ka thënë Jemez.

Ai foli edhe për dy momentet kyçe në ndeshje, kur portieri i skuadrës së tij preku topin me dorë jashtë zone dhe penalltinë, nga e cila Las Palmas barazoi rezultatin.

“Ishin dy momente, penalltia dhe prekja e topit me dorë nga Chichizola, por s’e di se çka mendonte gjyqtari në ato momente”, shtoi ai.

Pas këtij barazimi, Barcelona ngelet vetëm pesë pikë para Atletico Madridit, me të cilin do të ndeshet të dielën. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...