Arsenali në kërkim të 3 lojtarëve me buxhet të vogël

PUBLIKUAR

Arsenali dëshiron t’i transferojë tre lojtarë në tri pozita të ndryshme gjatë verës por nuk do të ketë buxhet të madh për ta realizuar këtë, raporton Mirror.

“Topçinjtë” do të kërkojnë ta sjellin në “Emirates” një portier, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor defensiv, transmeton Express.

Pas harxhimeve të mëdha për ta blerë Pierre-Emerick Aubameyangun, Arsenali nuk do të ketë buxhet për të transferuar lojtarë të shtrenjtë.

Prandaj, drejtuesve të klubit nga Londra do t’iu duhet të gjejnë lojtarë që kushtojnë më pak dhe ndër opsionet është Johhny Evans, i cili ka klauzolë të lirë nëse West Brom bie nga Premierliga. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...