Përfundon takimin me Sommaruga, Jahjaga i bën një propozim interesant!

PUBLIKUAR

Ka përfunduar konferenca për media e dy presidenteve, të Zvicrës dhe të Kosovës. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, marrëdhëniet Kosovë-Zvicër i ka vlerësuar si historikisht miqësore.

Pas bisedimeve dhe drekës, dy presidentet Jahjaga dhe Sommaruga në pallatin Wattenwyl të Bernës mbajtën një konferencë të shkurtër për media.

Sommaruga, në eskpozenë e saj, marrëdhëniet Zvicër Kosovë, i ka vlerësuar lart, si shumë miqësore dhe produktive dhe në këtë drejtim ka theksuar rolin kontribues të presidentes Jahjaga, duke potencuar se Zvicra do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në të gjitha sferat, e posaçërisht në fushën e investimeve por edhe atë të sigurisë, arsimit dhe drejtësisë.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve i ka vlerësuar si historikisht miqësore.

Pas një falënderimi që i bëri Zvicrës për ndihmën që i dha zhvillimit të Kosovës ajo iu qas posaçërisht rolit të Swisscoy-it në Kosovë, bashkëpunimin në lëmin e sigurisë (bashkëpunimi policor Kosovë-Zvicër), shëndetësisë, drejtësisë dhe arsimit.

“Diaspora e Kosovës në Zvicër është ura që trason dhe forcon marrëdhëniet tona dhe që ndikon në mbarësinë ekonomike të Kosovës. Ajo është potenciali që ndihmoi ringjalljen e Kosovës”, ka thënë Jahjaga.

Në fund, presidentja e Kosovës ka ftuar znj. Sommaruga për një vizitë në Kosovë.

Gjithashtu me humor paralajmëroi mundësinë e luajtjes së një ndeshjeje futbolli midisi ekipeve kombëtare të Kosovës dhe Zvicrës.

Presidentja Jahjaga nesër do të marr pjesë në një forum ekonomik të investuesve të diasporës e që do të mbahet në Winterthur. /dialogplus.ch/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...