Babai i yllit të Chelseat takohet me drejtuesit e PSG-së

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë takuar me babanë e Thibaut Courtoisit, Thierry, për të diskutuar rreth transferimit të portierit të Chelseat në fund të këtij sezoni.

Televizioni belg RTBF sugjeroi në fillim të kësaj jave se lideri i Ligë 1 i është bashkuar Real Madridit në garë për portierin belg dhe tani Goal.com mëson se zyrtarët e PSG-së kanë pasur një takim me babanë e Courtois të hënën në Londër, transmeton Express.

Klubi parisien është në treg për një portier të ri për ta zëvendësuar gardianin aktual Alphonse Areola dhe 25-vjeçari i Chelseat ka dalë të jetë top kandidatë.

Kontrata aktuale e Courtois me Chelsean skadon në qershor të vitit 2019, ndërsa bisedimet për kontratë të re me të “Kaltrit” kanë nisur tash e një vit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...