Fundi i Hasanit në Kushtetuese

PUBLIKUAR

Në fund të muajit mars, Kuvendi i Kosovës do t’i fillojë procedurat për emërimin e dy gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese, të cilët do të zëvendësojnë kryetarin e deritanishëm të kësaj Gjykate, Enver Hasanin, dhe gjyqtarin Kadri Kryeziu.

Kjo për shkak se Hasanit dhe Kryeziut u përfundon mandati në fund të muajit qershor, ndërsa me ligj procesi i zëvendësimit të tyre duhet të fillojë të paktën tre muaj më herët, shkruan “Zëri”.

Njohësit e çështjeve kushtetuese kanë thënë se largimi i gjyqtarit, Kadri Kryeziut, e në veçanti ai i Enver Hasanit dhe zëvendësimi i tyre me gjyqtarë tjerë, mund të ndikojnë në kthimin e besimit në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas analistëve, pjesëmarrja e gjyqtarit Kryeziu në tubime politike si dhe marrja e disa vendimeve në favor të Partisë Demokratike të Kosovës nga ana kësaj Gjykate kanë ndikuar në dëmtimin e imazhit të Kushtetueses. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...