Futbollisti i Barcelonës u qëllua me pesë plumba për të shpëtuar shokët

PUBLIKUAR

Anëtari i shkollës së klubit Barcelona, Anthony Borges, i ka shpëtuar kolegët e tij të shkollës së mesme duke treguar guxim të paparë.

Bëhet fjalë për masakrën e Folridas që kishte ndodhur më 14 shkurtit. Sulmuesi Nicolas Cruz kishte hapur zjarr me armë gjysmë-automatike brenda shkollës duke vrarë 17 persona, kryesisht mësues, transmeton GazetaMetro.net

Me atë rast, Borges 15 vjeç, u kishte shpëtuar jetën 20 shokëve e shoqeve të shkollës, pasi e kishte bllokuar derën e klasës ku gjendeshin 20 nxënës të tjerë.

Sulmuesi Cruz pastaj kishte gjuajtur me armë zjarri në derë duke e goditur Borgesin trim me 5 plumba, të cilët e goditën në gjymtyrë dhe njëri në shpinë.

Për këtë veprim ai fillimisht u shpërblye me jetë, pasi edhe vetë i shpëtoi i gjallë dhe po shërohet me sukses në Miami.

Me të dëgjuar për veprimin heroik të Borges, drejtuesit e FC Barcelona kanë kontaktuar familjen e tij duke i ofruar mbështetje për shërim. Pastaj e nisi edhe aksionin humanitar me të cilin tashmë janë mbledhur mbi gjysmë milioni euro.

Ai ishte pjesë e FC Barcelona Escola, një dege të shkollës së klubit katalonas në SHBA. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...