Vazhdon tmerri në PSG, lëndohet edhe Mbappe

PUBLIKUAR

PSG ka marrë një tjetër lajm të keq, pasi është lënduar edhe sulmuesi francez, Kylian Mbappe

Pas Neymar, Marquinhos dhe portierit Areola është lënduar edhe sulmuesi tjetër i PSG-së, Kylian Mbappe.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri Unai Emery, i cili shpreson se ky lëndim nuk do të jetë serioz.

Mbappe lëndoi nyjën e këmbës në pjesën e parë ndaj Marseille, në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Kupës, duke u zëvendësuar me Pastore në fillim të pjesës së dytë.

“Mbappe ka lënduar nyjën dhe kërkoi që të mos luante në pjesën e dytë. Shpresoj se nuk është diçka serioze”, tha pas ndeshjes Emery.

Ai po ashtu foli edhe për neymar, për të cilin tha se do të mungojë rreth gjashtë javë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...