Dyshim për ngacmim seksual të të miturës në Lipjan (Video)

PUBLIKUAR

Qetësia u prish në qendër të Lipjanit, të mërkurën mbrëma. Forcat policore u ftuan tek ndërtesa “Budakova”.
Një 52-vjeçar u arrestua, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur. E mitura është fqinje e të arrestuarit, familjarët e të cilës nuk kanë dashtë të prononcohen para kamerës.

Prapa kamerës, nëna e viktimës tha se i dyshuari ia sulmoi vajzën seksualisht.

Për të prangosurin fqinjët tjerë kanë fjalë të mira. Sipas tyre, ai kishte probleme shëndetësore dhe ishte i dashur me fëmijët.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci, tha për Klan Kosovën se rasti është raportuar si lëndim trupor, por meqë njëri nga prindërit e vajzës ka deklaruar se vajza u ngacmua seksualisht, atëherë rasti është marrë më me seriozitet.

Të shtunën të dyshuarit iu është shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

 

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...