Eden Hazard ka refuzuar kontratën e re nga Chelsea, për të pritur gjigantin spanjoll, Real Madrid
Ylli belg, Eden Hazard është duke refuzuar që të vazhdojë kontratën me Chelsean, e cila skadon në verën e vitit 2020.
Atij i është ofruar kontratë e re me 1.4 milionë euro në muaj, apo 16.5 milionë euro në sezon.
Por, Mundo Deportivo shkruan se Hazard ka refuzuar këtë kontratë, pasi është duke pritur ofertë nga Real Madrid.
Lojtari thuhet se është në planet e Zinedine Zidane, i cili ka kërkuar transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.
Çmimi i belgut kalon 150 milionë euro. /Express/



