Legjenda e Man United: De Gea është lojtari i vetëm i klasit botëror në United

PUBLIKUAR

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se portieri David de Gea është momentalisht lojtari i vetëm i klasit botëror në klub.

De Gea, i cili u shpall lojtari i vitit i Unitedit për tri sezone më radhë mes viteve 2013 dhe 2016, është duke kaluar nëpër formë të shkëlqyer përsëri, transmeton Express.

“Djajtë e kuq” barazuan pa gola në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Sevillës falë riflekseve të mrekullueshme të spanjollit, kur ia priti goditjen me kokë Luis Murielit.

“De Gea është lojtari i vetëm i klasit botëror që Manchester Unitedi e ka. Mbase mund të thoni Sanchezi, por ende nuk është i tillë në United, edhe nëse ka qenë në atë nivel në pesë apo gjashtë sezonet e kaluara”, ka thënë Neville për Goal.

“Por, De Gea është lojtar i vetëm që Manchester Unitedi e ka momentalisht që do të thosha se ka performuar për klubin në nivel të klasit botëror”, ka shtuar ai. /Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...