Christian Eriksen e merr si kompliment që skuadrat e mëdha vazhdojnë të interesohen për të
Martin Schoots, agjent i Christian Eriksen ka thënë se që nga mosha 14 vjeçare skuadrat e mëdha interesohen për danezin.
Ndër to janë edhe Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United.
“Nuk i komentoj thashethemet. Por, kur klubet si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United përmenden, atëherë gjithnjë është kompliment. Që kur Christian ishte 14 vjeçar, klubet e mëdha kanë treguar interesim për të”, tha Schoots për gazetën BT. /Express/


