Samir Nasri suspendohet me 6 muaj mos lojë

PUBLIKUAR

Samir Nasri është suspenduar me 6 muaj mos lojë nga UEFA për shkak se i ka shkelur rregullat kundër dopingut.

“Organi i Kontrollit, Etikes dhe Disiplines i UEFA-s (CEDB) ka marrë këtë vendim pas procedurave disiplinore të hapura më 6 mars 2017 kundër Samir Nasrit për shkeljen e Rregulloreve Anti-Doping të UEFA-s”, thuhet në komunikatën e UEFA-s, transmeton Express.

Samir Nasri është shpallur fajtor për përdorimin e një substance të ndaluar, thuhet në komunikatën e organit të futbollit evropian.

“Në këtë kontekst, CEDB ka vendosur ta suspendojë Samir Nasrin për gjashtë muaj për shkeljen e Kodit Botëror të Anti-Dopingut dhe Rregulloreve Anti-Doping të UEFA-s”, njofton UEFA.

Vendimi është marrë më 22 shkurt dhe lojtari ka të drejtë ankese. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...