Ka fituar pesë Topa të Artë, por i dëshiron edhe tre të tillë.
Cristinao Ronaldo dëshiron më shumë, çmime individuale, por edhe ekipore.
Në një intervistë për kanalin “Fred +10” në Youtube, portugezi tha se i ka realizuar gjitha ëndrrat që ka pasur, por do t’i mirëpriste edhe tre “Topa të Artë”, dëshirë kjo vështirë e realizueshme, duke parë se sapo ka mbushur 33 vjeç dhe tashmë ka hyrë nëpër 34.
Ai së bashku me Lionel Messin, e kanë fituar këtë çmim në dekadën e fundit, që të dy nga 5. Magjiku i Barcelonës është një ndër favoritët kryesor për ta fituar këtë edicion, duke parë sezonin mbresëlënës nëpër të cilin po kalon, teksa katalunasit janë afër triumfit në dy gara, La Liga dhe Copa del Rey – si dhe favorit për Champions League.
“Kurrë nuk kam menduar se do ta fitoj pesë herë Topin e Artë”, u shpreh CR7. “Nëse do të më duhej ta përfundoja karrierën tani, do të isha super i lumtur… por, nëse fitoj tjetër Top të Artë, dy apo tre më shumë, do të isha mëse i kënaqur me jetën”.
“Edhe nëse nuk e fitoj më, tashmë i kam fituar pesë… por ende kam besim dhe forcë për të konkurruar për këtë çmim… varet edhe në titujt që mund t’i fitojmë këtë vit”.
“Gjithçka çfarë kam ëndërruar, e kam realizuar”. /Gazeta Express/


