Emery jep lajmin e keq për tifozët e Realit

PUBLIKUAR

Unai Emery beson se Neymar ka vetëm ndrydhje dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi brazilian, Neymar lëndoi nyjën e këmbës së djathtë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Marseille, ku u larguar nga fusha në minutën e 77 duke qarë.

Por, sipas trajnerit Unai Emery, Neymar ka vetëm një ndrydhje dhe me shumë gjasë do të luajë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Nëse do më duhej të luajë kundër Realit tani, do të thoja se Neymar do të mund të luante. Në shikim të parë duket si ndrydhje. Do të ketë teste, por ne jemi optimist”, tha Emery për mediat franceze.

Ndeshja ndërmjet PSG-së dhe Real Madridit do të zhvillohet më 6 mars. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...