Real Madrid ka hyrë në garë për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic
Paraqitjet e mira të mesfushorit serb, Sergej Milinkovic-Savic nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid.
Sipas Marca, Reali do të tentojë transferimin e mesfushorit serb gjatë verës së ardhshme.
Për shërbimet e tij ata duhet të paguajnë të paktën 100 milionë euro, sepse Lazio ka njoftuar se lojtari nuk largohet për një çmim tjetër.
Në garë për Milinkovic-Savic janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Juventus, bayern Munich, Manchester United dhe City. /Express/



