Ftohtë dhe reshje bore deri të premten

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mbi vendin tonë gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ftohët dhe me reshje bore.

IHK njofton se fushat me presion të ulët atmosferik, të cilat kanë ardhur nga viset polare, do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjte, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, përcjell Telegrafi.

Të enjten temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë Celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës.

“Nga dita e premte e tutje. merkuri në termometër do të kaloj mbi vlerat e zeros, duke vazhduar  rritje dita –ditës. Do të fryjë  erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mbi 9m/s”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...