Protesta nëse nuk iu njihet statusi të gjithë dëshmorëve të kombit

PUBLIKUAR

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka paralajmëruar se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.

Ky komision ka kundërshtuar anashkalimin e dëshmorëve të kombit nga ana e Komisionit qeveritar për verifikim, i cili nuk ua njeh statusin e dëshmorit të kombit të rënëve të rënë në periudha dhe rrethana të ndryshme gjatë rezistencës kombëtare kundër Serbisë pushtuese.

“Dëshmorët e anashkaluar e që ranë para luftës çlirimtare në Kosovë, ishin pararendësit e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, të kryekomandantit legjendar Adem Jashari, siç thotë edhe simboli dhe heroi i gjallë kombëtar Bacë Adem Demaçi. Prandaj, tingëllon paradoksale që edhe të rënëve gjatë viteve të mëhershme të mos iu njihet statusi i dëshmorit. Në përvjetorin e 34 të demonstratave historike gjithë popullore të vitit 1981, të cilat ia dridhen themelet e shtetit diktatorial okupues dhe burgut të madh të shqiptarëve, e quajtur “Jugosllavi”, Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, seriozisht do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave, të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit.

LEXO PO ASHTU: Këta janë 135 dëshmorët e kombit që nuk u njihet statusi i dëshmorit

Po ashtu do të shqyrtohet edhe formimi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, e cila nuk do t’i ndajë dëshmorët në periudha dhe vite, por do të mbrojë të drejtat e të gjitha familjeve të dëshmorëve bijtë dhe bijat e të cilëve ranë në mbrojtje të atdheut dhe të çështjes kombëtare shqiptare kundër okupatorit fashist serb në të gjitha periudhat e historisë sonë sa të përgjakshme po aq të lavdishme.Është pikërisht Ligji Nr. 04/L-054 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E DËSHMORËVE, INVALIDËVE, VETERANËVE, PJESËTARËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, VIKTIMAVE CIVILE DHE FAMILJEVE TË TYRE, gjegjësisht neni 8 paragrafi 2 i këtij Ligji që thotë se: “Këto të drejta i realizojnë edhe të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit, të rënë në forma të ndryshme për lirinë e vendit në periudha te ndryshme historike”. Prandaj është e habitshme se si Komisioni Qeveritar për Verifikim i ka lënë anash dëshmorët e kombit që ranë gjatë viteve ’80 dhe viteve tjera në ballafaqim me forcat policore-ushtarake serbo-çetnike”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...