Policia jep detaje të reja për aksidentin e rëndë në udhëkryqin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20 në udhëkryqin Lipjan – Janjevë përkatësisht, në fshatin Banullë. 


Policia ende nuk i di shkaqet që çuan te ky aksident, ku mbetën të lënduar 9 persona, të cilët janë përcjell në QKUK për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Gazetën Metro e konfirmoi aksdentin dhe numrin e të lënduarve, ndërsa shtoi se njësitet e policisë i janë përgjigjur rastit për veprime të mëtejme sipas procedurave, për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

’Me datën 24.02.2018 rreth orës 20:20 në udhëkryqin Lipjan – Janjevë në fshatin Banullë është shkaktuar një aksident trafiku me lendime të rënda trupore dhe dëme materiale, ku kanë qenë të perfshira tri automjete. 1. Renault megane ngjyrë e bardhë. 2. Mercedes ngjyrë e bardhe. 3. V. Ë. Tauran ngjyrë hiri. Nentë (9) persona kane marr lendime trupore dhe janë percjellë në QKUK per trajtim mjeksor. Perderisa njesitet relevante policore iu kane pergjigjur rastit per veprime te metejme sipas procedurave per te sqaruar rrethanat dhe identifikuar shkaktaret e aksidentit’, tha Hoxha për Gazetën Metro.

Ndërkohë, Hoxha gjithashtu bëri apel tek të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm në trafik.

‘Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve sepse janë vetë ata që mund të kontribuojnë në reduktimine  aksidenteve që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda’, përfundoi ai.

Ndryshe, që nga një janari i këtij viti, kur ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, me të cilin janë rritur gjobat për të gjithë ata që shkelin rregullat në komunikacion, Policia e Kosovës ka shqiptuar mijëra tiketa për kundërvajtje të ndryshme.

Por, me gjithë shtimin e masave në trafikun rrugor, nga 1 janari e deri më tani kanë humbur jetën dhjetëra persona./Gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...