Luciano Spalletti ka insistuar se Interi e meritoi fitoren ndaj Beneventos, megjithëse vuajti shumë për ta arritur atë.
Ai thotë se skuadra e tij luajti me zemër për ta realizuar këtë fitore, transmeton Express.
“Zikaltrit” u dominuan nga skuadra e fundit në renditjen tabelore të Serisë A për pjesën më të madhe sidomos të pjesës së parë, para se dy mbrojtësit Milan Skriniar dhe Andrea Ranocchia të shënonin dy herë.
“Është e qartë se momentalisht nuk jemi duke luajtur me karakter apo cilësi. Ishte e qartë që prej nisjes së ndeshjes sepse nuk arritëm ta mbanin topin në lojë. Kjo tregoi se me sa shumë presion dhe tension përballet këta djelmosha”, ka thënë Spalletti.
“Pas kësaj, bëmë shumë gabime, por mund ta shihni se ata luajtën me zemër”, shtoi ai. /Express/


