Në adresen e LipjaniNews kanë arritur fotografi dhe video nga aksidenti në Lipjan, ku mbeten 9 të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për Periskopin se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për në QKUK.
‘’Me datën 24.02.2018 rreth orës 20:20 në udhëkryqin Lipjan – Janjevë në fshatin Banullë është shkaktuar një aksident trafiku me lendime të rënda trupore dhe dëme materiale, ku kanë qenë të perfshira tri automjete. 1. Renault megane ngjyrë e bardhë. 2. Mercedes ngjyrë e bardhe. 3. V. Ë. Tauran ngjyrë hiri. Të lënduarit jane percjellë në QKUK.’’, ka thënë Hoxha për Periskopin.
Policia apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve sepse janë vetë ata që mund të kontribuojnë në reduktimin e aksidenteve që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda.



