Luta po e sfidon Isën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Kryetari i Gjilanit dhe një nga figurat kryesore të LDK-së, Lutfi Haziri, në mënyrë pothuajse të papritur ka hapur një front jo edhe aq të lehtë lufte kundër PDK-së. Nëse shihen tonet e komunikatave të degës së PDK-së në Gjilan atëherë del më se e qartë që kjo parti pas humbjes së pozitës së të parit në “kryeqytetin” e Anamoravës s’ka dyshim që kjo parti do edhe shumë kohë për të marrë veten nga fiaskoja që pësoi në zgjedhjet e fundit si lokale ashtu edhe parlamentare.

Prandaj është për t’u çuditur pse Luta sërish ka hapur këtë “front” me të njëjtat tema dhe argumente që tashmë dihen e njihen prej më shumë se një viti kur ai mori karrigen e të parit të Gjilanit.

Por, duket që është vet Lutfi Haziri ai që ka hapur këtë “kanal” të ri komunikimi me gjuhë brutale kundër PDK-së jo vetëm në Gjilan por para së gjithash në Prishtinë.

LDK-ja e cila është në prag të zgjedhjeve të brendshme është më tepër se e varur nga vota e Anamoravës në të cilën pos Gjilanit hyn edhe Kamenica por edhe rajone tjera të Kosovës në dhe me të cilat Lutfi Haziri ka komunikim shumë të rregullt dhe mbase më të fortë sesa edhe vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ky i fundit me hapin e djeshëm kur priti familjarët e të vrarëve të LDK-së pas luftës në Kosovë duket që don të shkojë në numër të sigurtë në mënyrë që në Kuvendin zgjedhor të merr votën e krahut të të pakënaqurve.

Siç Gazeta Blic mëson nga burimet e saj në LDK, Isa Mustafa ende nuk ka një marrëveshje me Lutfi Hazirin për votën e Anamoravës në zgjedhjet partiake, sepse “është stili i Isës që gjërat për vete t’i bën vet”, i ka thënë ky burim kësaj Gazete.

Kjo ka bërë që Luta të fillojë menjëherë të hap front kundër PDK-së në mënyrë të që shefit të partisë dhe Kryetarit të LDK-së t’i jap sinjalin e qartë që nëse nuk do të arrijë një marrëveshje me të, nuk do ta ketë edhe aq të lehtë: qoftë të qeverisë me PDK-në ashtu edhe ta ketë të sigurtë votën në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

“Luta ka vendosur ta sfidojë Mustafën, në të dy frontet, duke e ngacmuar PDK-në por edhe duke ia bërë të qartë Mustafës që nuk e ka krejt të sigurtë pozitën e të parit të LDK-së”, ka thënë burim i besueshëm i LDK-së./Gazeta Blic/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...