Juventusi në telashe, Bernardeschi mund të operohet – Higuain mungon kundër Atalantas

PUBLIKUAR

Max Allegri ka konfirmuar se Federico Bernardeschi mund t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa Gonzalo Higuain nuk është i gatshëm për Atalantan.

Telashet kanë filluar për Zonjën e Vjetër. Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se Bernardeschi mund të ketë nevojë t’i nënshtrohet një operacioni pas lëndimit që pësoi kundër Torinos javën e kaluar.

Ndërsa konfirmoi mungesën e Gonzalo Higuainit kundër Atalantas.

“Bernardeschi do të marrë trajtime për 20 ditë. Nëse gjatë kësaj kohe nuk riaftësohet, trajtimi nëse nuk ka efekt – do të shohim nëse ai duhet të operohet. Fatkeqësisht, kjo është situata me Federicon”, tha Allegri.

“Higuain mori një goditje në kyç javën e kaluar, ai nuk është stërvitur me ekipin që atëherë, ka punuar ndaras nga të tjerët, kështu që nuk do të jetë i gatshëm për nesër”.

“Blaise Matuidi dhe Mario Mandzukic janë të gatshëm. Mattia De Sciglio ka probleme muskulore në kofshë dhe do të qartësohet gjithçka javën e ardhshme. Juan Cuadrado po punon, por i mbetet ende rrugë e gjatë për t’u kthyer”, shtoi mes tjerash Allegri. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...