Valverde për Arthurin: “Mendova se ishte aktor”

PUBLIKUAR

Valverde ka bërë shaka me gazetarët në konferencë për media, kur është pyetur për Arthurin që sipas mediave braziliane, është shumë afër kalimit në “Camp Nou”.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i është shmangur pyetjes për interesimin për mesfushorin e Gremios, Arthur, duke thënë se fillimisht mendoi se po pyetet për ndonjë aktor.

Kur u pyet për Arthurin, Valverde tentoi t’i bindë gazetarët duke u përgjigjur me injorancë.

“Arthur? Si ishte mbiemri i tij? Mendova se ai ishte aktor. Ai është në një tjetër ekip, e kam shikuar, si shumë të tjerë”, u përgjigj Valverde.

Mediat braziliane vazhdimisht janë duke raportuar se Arthur është shumë afër kalimit në “Camp Nou” për 40 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...