Arsenali e do Daniele Ruganin

PUBLIKUAR

Arsenali është seriozisht i interesuar në shërbimet e Daniele Ruganit.

23 vjeçarI, Daniele Rugani, nuk po kalon një sezon të mirë te “Zonja e Vjetër”.

Pas largimit të Leonardo Bonuccit, u mendua se italiani do të ketë më shumë minuta në dispozicion, por para 23 vjeçarit po luajnë Medhi Benatia, Andrea Barzagli dhe Giorgio Chiellini.

Rugani ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2021, por mund të ndërrojë skuadër gjatë verës, Arsene Wengeri ka kohë që e monitoron italianin.

Juventusi e transferoi Ruganin në vitin 2015 për pesë milionë euro kur ishte ende pjesë e akademisë së Empolit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...