Batshuayi – tifozëve që bënë fyerje raciste ndaj tij: Shkoni dhe shikojeni Black Pantherin

PUBLIKUAR

Mitchy Batshuayi pohon se ka qenë subjekt i thirrjeve raciste mbrëmë gjatë ndeshjes kthyese të 1/16 së finales të Evropa Ligës mes Borussia Dortmundit dhe Atalantës.

Ai ka zgjedhur rrjetin social Twitter për t’i kritikuar tifozët e përfshirë në thirrjet raciste ndaj tij, transmeton Express.

Dortmundi kaloi në rrethin tjetër të garave pas barazimit 1-1, i cili ishte i mjaftueshëm për klubin e Bundesligës që ta eliminonte Atalantën e Etrit Berishës.

Por, kualifikimi tutje, sado i rëndësishëm, ka lënë përvojë të keqe në kujtesën 24-vjeçarit, pasi tifozët e klubit italian lëshuan zëra majmunesh në drejtim të sulmuesit belg gjatë gjithë ndeshjes.

E Batshuayi, i cili është i huazuar te Dortmundi nga Chelsea, ka reaguar në Twitter.

“Viti 2018 dhe ende zëra raciste majmunesh në tribuna… vërtet?! Shpresojnë se do të kënaqeni duke e shikuar në TV pjesën e mbetur të Evropa Ligës, derisa ne kaluam në rrethin tjetër. Thuaji jo racizmit. Shkoni dhe shikojeni Black Pantherin”, shkroi ai në Twitter. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...