Komuna e Lipjanit diskuton rreth çështjes së Integrimeve Evropiane

PUBLIKUAR

Zyra për Integrime Evropiane në Lipjan, sot në një takim të përbashkët me Nënkryetarin e komunës së Lipjanit, Fitim Selimi dhe drejtorë të departamenteve të komunës , diskutuan rreth procesit të integrimeve evropiane. Sipas raportit të prezantuar, komuna e Lipjanit është përgjegjëse në 150 indikatorë që adresojnë sfidat të cilat dalin nga raporti i progresit, duke përfshirë, transparencën, zhvillimin ekonomik dhe ri-integrimin.

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, tha se obligimi i komunës së Lipjanit përgjatë këtij procesi- të pyetësorit rreth integrimeve evropiane është detyrim i përbashkët komunal, dhe kërkoi nga departamentet komunale përkushtim maksimal.

Ndërsa, zyrtarja për Integrime Evropiane për komunën e Lipjanit, Mimoza Karameta, ka prezantuar Planin e Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (PVMSA), për komunën e Lipjanit për vitin 2015.

“ Arsyeja e këtij takimi të përbashkët që mbajmë sot është të kemi qasje më të plotë komunale në procesin e integrimit në BE, nëpërmjet analizës së indikatorëve të PVMSA-së”, ka theksuar zyrtarja Karameta, duke shtuar se shkëmbimi informatave me drejtoritë komunale do të jetë një pasqyrë më e qartë, karshi obligimeve që ka komuna në përmbushjen e integrimeve.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...