“Nëse Neymari dëshiron të përparojë, duhet të transferohet vetëm në Madrid”

PUBLIKUAR

Guti shpreson ta shohë Neymarin të veshur me fanellën e bardhë.

Neymar, që gjatë verës së kaluar u largua nga Barcelona për te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro, lidhet me një rikthim të shpejtë në Spanjë, por te rivali përbetuar i katalunasve, Real Madridi.

Edhe José María Gutiérrez ‘Guti’, ish lojtar i Realit, tashmë trajner i Juvenil (ekipit të tretë), e dëshiron brazilianin në “Santiago Bernabeu”.

“Neymar në Madrid? Shpresoj që ai do ta veshë fanellën në të ardhmen”, tha Guti.

“Nëse dëshiron të përparojë dhe të arrijë majat e futbollit, mund ta bëjë vetëm në Real Madrid”.

“Ai ka qenë në klub të rëndësishëm siç është Barcelona dhe tani është te një tjetër si PSG-ja, por ju vetëm e shihni (duke luajtur) në Champions League. Gjithçka që po i mungon Neymarit është Real Madridi”, shtoi mes tjerash Guti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...