Tottenham mund të mos jetë në gjendje ta mbajë Harry Kanen nëse gjigantët evropianë i trokasin në derë për të, sipas ish-sulmuesit anglez, Les Ferdinand.
Ferdinand ka thënë se një talent si Kane do të jetë e vështirë të mbahet, transmeton Express.
“Kur ke një talent të tillë, klubet do të trokasin në derë, por a do të jetë Tottenham në gjendje t’iu bëjë ballë atyre klubeve?” ka thënë Ferdinand për Omnisport.
Ai thotë se Tottenham do të dëshirojë ta mbajë sulmuesin anglez, por se a qëndron apo largohet Kane vendoset nga ajo se kush e kërkon dhe çka ofron për të.
“Vitin tjetër ata dalin në stadiumin e ti. Jam i sigurt se duan ta mbajnë Kanen dhe ai të luajë në atë stadium, por se a qëndron apo largohet Kane do të vendoset nga ajo se kush e kërkon dhe çka ofron”, ka shtuar ai.


